Katër golat e shënuara për U21 të Suedisë ndaj Kazakistanit, në kualifikimet për Kampionat europian, e kanë ngritur në qiell futbollistin kosovar Erton Fejzullahu.Mediet suedeze kanë shkuar aq larg, sa që kanë filluar ta konsiderojnë atë edhe si pasardhësin e yllit suedez Zlatan Ibrahimoviç. Ky i fundit ndihet i zhgënjyer me rezultatet e fundit të suedezëve, andaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e tërheqjes nga Kombëtarja.
Apetitet e Erton Fejzullahu janë rritur pas katërgolëshit të shënuar për Suedinë U21 kundër Kazakistanit. Sulmuesi i klubit holandez NEC Nijmegen ëndërron që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen A të Suedisë.
“Ishte një diferencë e madhe kur erdha nga Mjallby te Nijmegen dhe mendoj se është një diferencë e madhe të luash në skuadrën A. Por, unë do të mundohem të luaj si sot dhe shpresoj që më pas të eksplodoj për hapin e ardhshëm. Janë disa futbollistë që e kanë lënë Kombëtaren dhe disa që pritet ta lënë, kështu që shpresoj të hapen mundësitë edhe për mua”, deklaroi 21 vjeçari.
Të dielën, ish futbollisti i Mjallbyt tregoi njërën prej ndeshjeve më të mira në karrierën e tij. Ai ishte i pandalshëm për mbrojtjen kundërshtare dhe dhuroi spektakël në fitoren 5:1 ndaj kazakëve. “Kjo mund të ndodhte shumë më parë, ndoshta kur isha në skuadrën e të rinjve, por tash s’e prisja”, ka thënë heroi i suedezëve për eusosport.se.
“Po shkon mirë, kemi gjithçka nën kontroll. Kazakistani nuk bëri asgjë. Ne po tregojmë lojëra me të vërtetë të mira dhe dëshirojmë të vazhdojmë të luajmë kështu në mënyrë agresive. Unë nuk jam futbollisti më i mirë në botë, por sot ia kam dalë të shënoj katër herë. Ishte lojë luftarake, më duhej të qëndroja larg nga mbrojtësit kundërshtarë”, theksoi Fejzullahu.
Sigurisht Helsingborg do t’i bie pishman që nuk e transferoi këtë talent gjatë afatit kalimtar të verës, edhe pse ishte shumë afër ta bënte një gjë të tillë. Sidoqoftë, transferimi në Holandë ka sjellë fryt te Fejzullahu, i cili tash duket futbollist më i mirë.
“Kampionati holandez është një hap përpara atij suedez dhe unë jam duke u futur në të dalë ngadalë. Kjo është një mundësi e mirë për të shkuar përpara në Europë. Këtë vit e mendoja si përgatitje për të shpërthyer vitin e ardhshëm, por kjo po ndodh tash”, përfundoi