17 nëntor 2009

Napoli në telash, Hamshik në planet e Ançelotit

Midis shumë të tjerëve, në listën e Bluve të Londrës për merkaton e janarit është edhe mesfushori sllovak i Napolit, Marek Hamshik.Tashmë Çelsi ka marrë dorë të lirë për të vepruar në merkato, pas heqjes së dënimit të FIFA-s dhe klubi i Roman Abramoviçit është gati të shpenzojë në merkaton e dimrit. Midis objektivave të shumtë të anglezëve (që në janar duhet të bëjë pa Drogba, Esien, Mikel dhe Kalu), është edhe Marek Hamshik.
Sipas asaj që raporton “Daily Mirror”, mesfushori sllovak i Napolit figuron në listën e preferencave të Karlo Ançelotit, së bashku me Di Marian, Roduell, Riberi dhe Aguero.
Kurse e përditshmja tjetër britanke, “Daily Star”, njofton se Çelsi është gati të derdhë më arkat e boshatisura të Valencias një shumë prej 50 milion starlinash (rreth 56 milion euro), për të siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll, David Vila. Gjithashtu, një tjetër objektiv i nënkampionëve të Premier Ligës, është edhe mbrojtësi i Realit të Madridit, Serxho Ramos.