18 nëntor 2009

Milan do ta fitoj CL, nëse nuk luan Dida

Ish portieri i Milanit Enrico Albertosi beson se njerëzit e Leonardos janë gati për ta fituar Champions League, por vetëm nëse nuk luan Dida.
Albertosi luajti 6 vite në San Siro dhe ai ende e vëzhgon Milanin. Ai nuk e sheh Milanin ta gatshëm për ta sfiduar Interin në Serie A, por në Europë gjërat janë ndryshe.
“ Unë vazhdoj ta mbështes Milanin, Cagliarin dhe Fiorentinën. Sa për Scudetton, mendoj se do të jetë vështirë për Milanin, por unë i shoh ata triumfues në Champions League.”
“ Kurrë nuk më ka pëlqyer Dida, edhe kur ishte në formën më të mirë. Ai kurrë nuk ofron siguri. Në Itali është vetëm një portier i mirë, e ai është Buffon.” Deklaroi Albertosi për La Gazzeta dello Sport.