18 nëntor 2009

Editorial : El Classico

Nëse keni bërë ndonjë plan për të dielën mbrëma datë 29 Nëntor, është mirë që ti anuloni që tani. Kjo është dita kur qiejtë do të ndahen dhe do të luajnë një ndeshje futbolli. Po, jemi vetëm një javë e gjysmë larg ndeshjes së të gjitha ndeshjeve : El Classico.
Barcelona vs Real Madrid është takimi që normalisht çdo fans të futbollit e lë në qosh të objektit ku qëndron, duke lëpirë gishtat ose buzët, pa marrë parasysh kë adhurojnë apo a ka fituar skuadra e tyre e preferuar.
Shumë fanatikë të futbollit, si ata të Milanit mund të thonë se ka ndeshje më të mëdha dhe më interesante kur luan skuadra e tyre, por këtë sezonë, ndeshja biblike mes Real Madridit dhe Barcelonës ka marrë dimenzione tjera. El Classico i këtij sezoni pritet të jetë El Classico më i shikuar dhe më interesant i të gjitha kohërave.
Por, çfarë mund të pritet në një ndeshje ku disa prej më të mirëve, më të shtrenjtët dhe më fantastikët takohen nën dritat e koloseumit më drithërues në botë.?
A do ta shohim Dani Alveshin duke bërë një dyluftim të ashpër me Sergio Ramosin ? A do ti masin forcat gjigantët e mbrojtjes Pique dhe Pepe ? Puyol sigurisht se këtu e ka fjalën e fundit.
Ndoshta poeti Andres Iniesta do të ketë punë me tangon e Ricardo Kaka-s, apo është kjo punë e Lionel Messit.? Sigurisht, Lionel Messi cakun kryesor do ta ketë nën snajperin e tij Ronaldon.
Njeriu nga i cili pritet më së shumti në El Classico do të jetë padyshim Cristiano Ronaldo, që do të duhet të ‘’ ecë në ujë ‘’ që ti rikthej adhuruesit në anën e tij.
Më pas vijnë goditësit e mprehtë, Zlatan Ibrahimovic dhe Karim Benzema. I madhi Ibra i ristabilizuar në Camp Nou do të ketë punë për ta mposhtur kolosin e quajtur Casillas. Por kush do ti shërbej Benzeman dhe Ibran ? Padyshim, Xavi dhe Xabi. Njëri llogaritet si njëri prej pasuesve më të mirë në botë sot, e ai është Xavi.
Mos ti harrojmë dhe dy ujqit e vjetër : Raul dhe Thierry Henry. Dy prej yjeve më të mira të viteve të kalura, të cilët janë detyruar të tërhiqen pasi që epoka e tyre po përfundon.
Iker Casillas ? Çfarë heroizma do të bëj ky në këtë sfidë? Apo, do ta nxjerr topin jashtë rrjetës ashtu si bëri shpeshherë këtë sezonë? Victor Valdes nga ana tjetër është i njohur për gabimet e tija, por disa e konsiderojnë atë si më të mirë se ‘’ San Ikerin “.
Por, nuk do të jetë vetëm fusha e lojës argëtuese? Çfarë do të ndodhë në lozhën VIP ku takohen Joan Laporta dhe Florentino Perez. Njëri prej tyre do të qaj në fund.
Ndoshta do të jeni të nxënë në këtë takim aq shumë, pasi që do të shikoni triqet e Ronaldos, lëvizjet e Messit, pasimet e Xavit, ose samban e Kaka-s.
Për të ju përgjigjur pyetjes se cili do të jetë epilogu, pyetni Messin, Ronaldon, Xavin, Kakan, Iniestan, Xabin, Ibrahimovicin & Co.