Liverpool, largohen katër lojtarë
Sipas të përditshmes britanike, The Independent, Liverpool është i gatshëm t’i shesë katër futbollistë të ekipit të vet gjatë afatit kalimtar të janarit, për ta balancuar shumën e pagave.Ryan Babel e Andrea Dossena janë ndër më të përfolurit për t’u përshëndetur nga Anfield Road. Atyre pritet t’u bashkohen edhe zvicerani Philippe Degen e ukrainasi Andrei Voronin.