Sipas AS, ylli i Barcelonës Lionel Messi i është bashkuar grupit të elitës së lojtarëve pas marrjes së çmimit Onzi i Artë.Ky çmim është zgjedhur nga lexuesit e revistës franceze, Onze Mondial për lojtarin më të mirë të vitit në Europë. Ndër fitues të viteve të kaluara ishin, Michel Platini, Diego Maradona, Zinedine Zidane dhe Ronaldo.
Messi ishte pranë këtij çmimi vitin e kaluar duke humbur nga Cristiano Ronaldo, por tani e ka kapërcyer yllin portugez dhe duket se do ti fshijë të gjitha çmimet para vehtes.
Argjentinasi tanimë ka fituar një numër të konsiderushëm trofesh, duke filluar nga ai Alfredo di Stefano, Mjeshtri i Topit, dhe futbollisti i fitit sipas UEFA-s.
Ai është favoriti kryesor për të fituar dhe çmimin e futbollistit më të mirë në botë për vitin 2009 nga FIFA.