18 nëntor 2009

KEK-u me mungesa drejt Gjakovës

Kryetrajneri i KF KEK-ut, Bylbyl Sokoli do të ketë mjaft vështirë që ta komponojë përbërjen e parë, pasi që tre futbollistë i mungojnë për kupë në ndeshjen kundër Vëllaznimit. “Në Gjakovë kundër Vëllaznimit shkojmë pa tre futbollistë standard, Valon Bajramin, Mensur Simnicën e Kastriot Rexhën. Këta futbollistë janë të lënduar, por me gjithë mungesën e tyre do të orvatem të dëshmojmë lojë të hapur dhe të mirë. KEK-u nuk është i ngarkuar si të fitojë ndeshjen, por synimi është që të dëshmojmë lojë cilësore dhe t’i kënaqemi dashamirët e futbollit. Shpresojmë se do të jetë lojë më rivalitet të madh dhe le të fitoi ai që e meriton”, tha Sokoli.