18 nëntor 2009

Hoxha - optimist

Genc Hoxha është optimist se do të kalojnë të tetën e finales dhe do të shkojnë më tutje në garat e Kupës. Besa e Pejës para shikuesve të vet llogarit fitore kundër Ferizajt. “Në radhë të parë pres lojë të mirë dhe me angazhimin e të gjithëve të shënojmë fitore, e cila na shpie në çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës. Ferizaj është skuadër që ka dëshmuar në vjeshtë futboll cilësor dhe nuk është rastësisht në pjesën e epërme të tabelës. Jam optimist se do të dalim fitues, duke pasur parasysh se nuk kemi mungesa në përbërje dhe kjo na bën synimet më bindëse. Besa mendoj se është më e mirë dhe natyrisht synime janë reale që të ngadhënjejmë”, tha Hoxha.