25 nëntor 2009

Hansson mund ta lë referimin

Një lamtumirë pas gabimit të rëndë, i cili i kushtoi Irlandës me eliminim nga kualifikimet e Botërorit 2010. Martin Hansson, gjyqtari që ia pranoi Francës golin e parregullt në lojën shtesë kundër Irlandës, po mendon të pensionohet para kohe.
Këtë e ka bërë të ditur e përditshmja suedeze Sydostran, sipas së cilës, gjyqtari suedez mendon largimin pasi ka kaluar disa ditë presioni, pas ndeshjes që e qoi Francën në Afrika e Jugut 2010, falë një goli të rregulluar nga Thierry Henry me dorë.