26 nëntor 2009

FSHF: Masa të forta për trukimet e ndeshjeve

Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit paralajmëron masa të ashpra për të gjitha klubet shqiptare, nëse vërtetohen akuzat e ngritura nga UEFA për trukim ndeshjesh.“Ndjejmë keqardhje që në akuza të tilla përfshihen edhe klubet shqiptare. Ne si FSHF jemi pro UEFA-s dhe e mbështesim atë në çdo hetim që bën, duke qenë se jemi anëtarë të saj. Kuptohet se në këto momente jemi në fazën e akuzave, por në rast se ato do të vërtetohen, atëherë masat do të jenë vërtetë shumë të ashpra nga ana jonë”, deklaroi Tritan Kokona, shef i Zyrës së Shtypit pranë FSHF-së.