Eduardo rinovon me Arsenalin
Sulmuesi i Arsenalit Eduard da Silva ka nënshkruar një kontratë të re me klubin e Premier Ligës. Arsenali ka bërë të ditur të mërkurën se lojtari kroat ka hedhur firmën “për një kontratë afatgjatë”. Eduardo ka shënuar 18 gola në 48 paraqitje qëkur është transferuar tek “Topçinjtë” nga Dinamo e Zagrebit në korrik të vitit 2007 dhe ka munguar pothujase për një vit për shkak të një dëmtimi serioz në kyçin e këmbës së majtë. Trajneri Arsen Venger ka pëshkruar Eduradon si “një lojtar të veçantë me një talent të madh dhe aftësi të lindura për të shënuar”.