25 nëntor 2009

Editorial – El Classico : Ideologjia e Barcelonës vs Filozofia e Real Madridit

Është vështirë të definosh mardhëniet mes Barclonës dhe Real Madridit. Dy klube me rivalitet pasionant si brend ashtu dhe jashtë fushe është i njohur kudo. Të dy këto klube kanë suksese përgjatë dekada, me tifozët dhe presidentët duke u demantuar, dhe me lojtarët të cilët luajnë sulmin më të mirë të mundshëm.
Sidoqoftë, të dyja klubet kanë tradita dhe histori të ndryshme. Një klub funksionon si biznes një tjetër funksionon për njerzit. Të dyja klubet kanë mënyra të ndryshme të arritjes së suksesit dhe si polet që refuzohen, asnjëra nuk mund të jetë ne maje dhe e dështuar njëkohësisht.
Pas rikthimit të Ronaldos, Reali nuk pati telashe dhe tani është në vendin e parë. Tani është Barcelona ajo që është e konsideruar si outsidere në El Classico. Nga kush ? Nga mediat madrilene, sigurisht. Mirëpo, blaugranët janë në disponim të mirë pasi që turpëroi Interin dhe riktheu Messin për El Classico.
Miërpo, gjëja më interesante e El Clasicos është ideologjia e të dyja klubeve. Katalanët janë ngritur vit pas viti në piedestal duke arritur një fuqi të madhe duke kultivuar talentë, përderisa Real Madridi kultivon talentë, të cilët biejnë nën hijen e superyjeve.
Interesante janë dhe politikat e transferimeve. Për Real Madridin nuk ka nevojë të flitet pasi që dihet se merengezët hedhin miliona euro në këtë treg. Barcelona nga ana tjetër tregohet më e kujdesshme me paratë. Nuk shpenzoi shumë edhe pse Ibra kushtoi ‘’ një dreq e gjysmë.”
E vërteta është se asnjëra prej klubeve nuk e ka filozofinë e drejtë apo të gabuar. Perez mund të shpenzoj biliarda euro për të sjellur super yje, por kurrë nuk mund ta rikthej skuadrën historike të viteve të 80-ta të Realit e cila përbëhej nga gjashtë lojtarë të akademisë.
Barcelona aktualisht në XI e parë i ka shtatë lojtarë të akademisë. Mirëpo, përkundër kësaj, suksesi nuk mungonte dhe në dinastinë e Rijkaard i cili pati Eto’on, Van Boommel, Deco & Co në skuadër.
Mirëpo, kultivimi i talentëve nuk është dhe aq i leverdishëm për disa skuadra. Shembull, Arsenali. Skuadra londineze nuk di për trofenj edhe pse ka lojtarë të moshes rreth 20 vjeçare. Nga ana tjetër, Man.Utd nuk frikësohet të shpenzoj për të rinjt pasi që akademia nuk funksionon.
Dallimi kyç mes Blaugranëve dhe Loc Blancos është se katalanët kanë një stil dhe identitet specifik. Pa marrë parasysh se kush është në stol dhe kush është president, Barca gjithmonë kthehet në modelin e futbollit të Johan Cruyff.
Jo vetëm kjo. Të rinjtë e Barcelonës të cilët vijnë në arallat e para të skuadrës janë të mësuar mirë se sit ë kontrollojnë topin, përsosmërinë e teknikës të cilët janë të inkurajuar për të treguar një totalitaritetin e filozofisë së futbollit.
Kjo është arsyje se pse Puyol, Iniesta, Xavi, Messi, Pedro mund të luajnë në pozita të ndyshme me role të ndryshme, përderisa Busquets dhe Pique mund të sulmojnë ashtu dhe si luajnë në mbrojtje.
Stili i Real Madridit nga ana tjetër është komplet i aranzhuar për spektakël. Nuk ka rëndësi se si arrihet kjo, çfarë structure, ose çfarë sistemi aplikohet. Përderisa ka mjaft lëvizje të bukura, triqe dhe driblingje, tifozët dhe presidenti do të jenë të lumtur.
Ndryshimet e shpeshta në stol nuk e merakosin ‘’ shtëpinë e bardhë ‘’. Por, lojtarët nuk arrijnë të familjarizohen me një stil të lojës. Vjen presidenti i ri, largon trajnerin, pastron zhveshtoren, dhe gjithçka fillon nga e para.
Filozofia e Real Madridit është shpenzimi i parave, qoftë filozofi e gabuar apo jo. Nuk është vetëm Florentino Perez që bën këtë, kjo është traditë që nga rikrijimi i klubit nga Don Santiago Bernabeu pas luftës Civile të 1936.
Padyshim nuk mund të vendosni kategorikisht se cila filozofi është më e mira. Njëra do të triumfoj të dielën, se cila, nuk dihet. Një gjë dihet, periudha në fron e Messis, Xavit dhe Iniestës mund të marr shumë shpëjt fund pasi që Florentino Perez nuk ka grumbulluar lojtarët më të mirë të globit në një vend.
Diversiteti në futboll është gjëja që e bën futbollin fascinant…