19 nëntor 2009

Cristiano Ronaldo kthehet më 29 nëntor

Rikthimi i Cristiano Ronaldos është shumë pranë. Sulmuesi i Real Madridit do të rikthehet në fushë si titullar më 29 nëntorin e ardhshëm në "Kamp Nou", pikërisht kundër kundërshtarit të frikshëm, Barcelonës. Një përballje e shumëpritur nga të dy skuadrat. La Liga shikon të përplasen dy gjigantët, ku fitorja dhe humbja mund të kenë një ndikim të madh në të ardhmen e të dy skuadrave në këtë sezon në luftën për titull.