02 nëntor 2009

Bunjaku shënon në barazimin ndaj Werderit

Aaron Hunt ka shënuar dy herë në 18 minutat e fundit të takimit për të ndihmuar Werder Bremen të rikthehet nga dy gola disavantazh për të nxjerrë një pikë në udhëtim ndaj Nurnberg.
Christian Eigler i kishte dhënë epërsinë Nurnberg në minutën e tretë të ndeshjes, derisa shqiptari Albert Bunjaku dyfishoi epërsinë pas 33 minutash.
Por Hunt shënoi një herë në minutën e 72-të dhe një herë në kohën shtesë, për t’i lejuar Werderit të çojë në 17 numrin e ndeshjeve pa u mposhtur.
Werder tash mbledh 24 pikë, dy më shumë se Hamburg dhe Leverkusen, që më vonë takohet me Schalke.