18 nëntor 2009

Bogdani kryeson anketën

Erjon Bogdani kryeson anketën për “Lojtarin më të Mirë” në ndeshjet që Chievo ka luajtur gjate këtij stinori në “Bentegodi”. Futbollisti shqiptar është rikthyer në ditët e tij më të mira dhe mban peshën e sulmit në radhët e veronezëve. Pas gjashte ndeshjeve që Chievo ka luajtur në shtëpi, Bogdani renditet i pari në konkursin e organizuar nga e përmuajshmja “Il Commercio Veronese” në bashkëpunim me klubin verdheblu. Ndjekësi më i afërt i kuqeziut është kapiteni Serxho Pelisier, fituesi i tri edicioneve të fundit, ndërsa më pas vijnë Jepes dhe Sorrentino.