14 maj 2011

Pirlo: Juventus? Janë thjesht zëra


Andrea Pirlo ka shtangur Juventusin dhe ka rindezur shpresat e të gjithë tifozëve të Milanit, të cilët do të donin ta shkionin akoma me fanellën kuqezi. Mesfushori ka dashur të qartësojë zërat në lidhje me të ardhmen e tij:

“Sa mundësi ka që të qëndroj te Milani?

50 me 50. Por akoma nuk kam folur me klubin për këtë.

Zërat në lidhje me një transferim timin te Juventusi janë të pavërtetë. Nëse do të kisha nënshkruar me bardhezinjtë, do të kisha folur me Milanin për këtë.

Oferta nga Arabia?

Po, kam pasur disa takime, por nuk është momenti për të shkuar nga ato anë. Unë dua të fitoj akoma trofe të rëndësishëm, është e drejtë të qëndroj këtu në Europë.

Inter?

Nuk besoj, do të ishte një mungesë respekti ndaj tifozëve kuqezi”, ka thënë Pirlo.
/JUVENEWS.TK/