22 maj 2011

Lojtarë të mëdhenj gati për eksodin


Shumë lojtarë vijnë, por shumë lojtarë ikin. Eksodi veror po nis dhe në muajt në vijim të gjithë skuadrat e mëdha do të përshëndesin disa lojtarë të mëdhenj.

E nisim me kapionët e Italisë të cilët përshëndesin pas 10 vjetësh Andrea Pirlo-n, i destinuar tek Juventus. Por në Via Turati, po bëjnë gati valixhet edhe Seedorf dhe Cassano.

Mes Qershorit dhe Gushtit edhe kampionët e botës bëhen gati të ndërrojnë fytyrë. Inter kërkon të kapitalizojë për të blerë lojtarë të rinj. Flitet për largim të mundshëm të Sneijder, Julio Cesar, Maicon dhe Milito.

Revolucioni i rradhës edhe në Corso Galileo Ferraris ku drejtuesit po përgatiten të krijojnë një dream team. Të sakrifikuarit mund të jenë Buffon( edhe pse së fundmi është shprehur dëshira për të qëndruar), Felipe Melo, Amauri dhe Iaquinta. Paratë e këtyre lojtarëve do t’i shtohen buxhetit prej 120 mln euro për të sjellë kampionë të afirmuar.
/fcjuventus-news/