22 maj 2011

Del Neri zyrtarizon lamtumirën nga Juventusi


Juventusi dhe Luixhi Del Neri i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Për të zyrtarizuar ndryshimin në bankinën e bardhezinjve ka qenë vetë trajneri i friulanëve. "Juventusi ndryshon trajner. Isha i informuar për këtë. I uroj shumë fat dhe shumë suksese atij që do të mbërrijë këtu. Le të shpresojmë që të jetë zgjedhja e duhur dhe shpresoj, që të gjej edhe unë një zgjidhje: thuhet gjithmonë që kur mbyllet një derë hapet një tjetër më e madhe", është shprehur trajneri. Pas pak ditësh do të ndodhë në këtë mënyrë edhe zyrtarizimi i Antonio Kontes.

"Kur jam informuar për këtë vendim? Të mërkurën, më falni të martën. Nuk e kujtoj mirë, shpjegon përsëri trajneri bardhezi që në sezonin e ardhshëm mund të drejtojë Atalantën. Nuk ndihem përgjegjësi kryesor, jam një njeri që punoj për shoqërinë dhe është shoqëria ajo që duhet të vendosë, nëse duhet të shkojmë sëbashku përpara ose duhet të ndryshojë diçka. Çdo kush duhet të jetë i lirë për të vendosur se çfarë është më e drejtë. Një humbje personale? Absolutisht jo". Del Neri vazhdon më tej: "Nuk ndodh që të jap një votë, shprehet trajneri ndaj gazetarëve që i kanë kërkuar të japë një votë për sezonin e tij. Di të jap gjithmonë ndonjë gjykim: kemi punuar në maksimumin tonë.

E rëndësishme është të jemi në vend me koshiencën tonë", është shprehur ai, duke sintetizuar eksperiencën e tij. Një Del Neri që nuk ndihet aspak njeriu kryesor për dështimin e Juventusit në këtë sezon: "Fajtori kryesor? Jo, jo absolutisht. Jam një njeri që punoj për shoqërinë dhe shoqëria ka vendosur nëse do të vazhdojë me mua ose do të ndryshojë trajner. Çdo kush duhet të jetë i lirë të vendosë vetë se çfarë është më e drejtë të bëhet". Del Neri nuk ka dashur as të komentojë fjalët e ashpra që janë lëshuar një javë më parë nga presidenti Andrea Anjeli ndaj lojtarëve të rinj dhe të vjetër, që ndodhen tek Juventusi aktual: "Çdo njeri është i lirë të shprehë plotësisht hapur atë që mendon, ka shtuar trajneri bardhezi. Unë nuk jam këtu për të gjykuar atë që shprehin të tjerët për skuadrën.

Kthehem të përsëris diçka të rëndësishme, fondamentale: ndryshimet e mëdha sjellin dhe imponojnë edhe sezone të tilla. Mund të ndodhë që të gjesh përballë vështirësi të mëdha, por ishte parashikuar deri diku një gjendje e tillë në këtë sezon. Mund të ndodhë. Nuk mendoj që dikush mund t'i lejojë vetes luksin për të ndryshuar gjysmën e skuadrës dhe të arrijë rezultate njëlloj me një grup që është ndërtuar dhe punon bashkë prej 3-4 sezonesh. Për këtë jam plotësisht i bindur. Strukturat e mëdha kanë nevojë për një kohë, që të arrijnë gjendjen e tyre më të mirë. Është e qartë, ndërkohë që Juventusi nuk ka aspak kohë për të pritur", ka përfunduar konferencën e tij të fundit për shtyp si trajner i Juventusit, Luixhi Del Neri.
/JUVENEWS.TK/