18 maj 2011
“Zonja” i kthehet sërish Riberisë
Frenk Riberi është një nga lojtarët kryesorë, të cilin do të synojnë drejtuesit e Juventusit për të përforcuar skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe për të lënë pas krahëve sa më shpejt këtë vit zhgënjyes.
Francezi, i cili ka një kontratë me Bajernin e Mynihut deri në 30 qershor 2015, është një prej të admiruarve të vjetër bardhezi. Një vit më parë, Anjeli dëshironte t’ia prezantonte fansave francezin, të datëlindjes 1983, por më pas nuk bëri asgjë. Por kostot e operacionit janë të mëdha.
Në listën e merkatos së drejtuesve të Juves është Riberi, por edhe Aguero, Bastos, Benzema, Higuain dhe Tevez, për të ringjitur skuadrën në nivele të larta në Itali dhe në Europë. Francezi rikthehet në modë për shoqërinë bardhezi, e cila e ndjek prej disa vitesh.
Lojtari i Bajernit do të ishte ideal për idenë e lojës së Antonio Kontes, i cili i jep rëndësi anësorëve ofensivë. Pretendentëve iu hap “oreksi” në momentin, që Riberi kishte deklaruar largimin nga klubi gjerman në rast të moskualifikimit në Champions. Një deklaratë e mohuar më vonë, por gjithsesi objektivi është arritur. Për Juven pengesa është mbi të gjitha tek kosto, të paktën 35 milionë euro. /JUVENEWS.TK/