19 maj 2011
Del Piero: Nuk jemi të kënaqur me këtë edicion
Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero, ka thënë se përgjegjësinë për mossukses në këtë edicion duhet ta bartë e gjithë skuadra. Bardhezinjtë kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm, kurse kanë gjasa të vogla për t’u kualifikuar edhe në Ligën e Evropës.
“Jemi të mllefosur dhe të zhgënjyer. Ndjejmë përgjegjësi për gjithçka që po na ndodhë. Do të mundohemi ta përfundojmë edicionin sa më mirë që mundemi, me fitore në javën e fundit. Kur nuk u shkojnë punët ashtu siç dëshironi, atëherë është normale që bëheni të zemëruar.
Nuk jemi të kënaqur me këtë edicion”, ka vlerësuar Del Piero. Ai nuk ka dashur të komentojë zërat për trajnerin e ri të skuadrës për edicionin e ardhshëm, por ka thënë se do të jetë i kënaqur kushdo që e merr drejtimin e skuadrës. Juventusi një javë para përfundimit të edicionit në Serie A mban pozitën e 7-të. /JUVENEWS.TK/