
Tri blerje me parametër zerro për shoqërinë bardhezi që po lëviz me shpejtësi në merkato për një rithemelim, në pritje të mbylljes së kampionatit. Del Neri me 99% nuk do të jetë trajneri i ri dhe ekipit mund t’i afrohen tre lojtarë të mëdhenj.
Ziegler, mbrojtës i majtë i Sampdoria-s është një nga përforcimet më të sigurta duke patur parasysh skadencën e kontratës dhe rënien e Sampdoris në Serie B. Pirlo është regjisori i ardhshëm, në pritje të mos shfaqjes së ndonjë surprize të pakëndshme të momentit të fundit. Ardhja e tij largon Aquilani, cmimi i kartonit të të cilit vlerësohet shumë i lartë. I treti është 28 vjecari Pazienza, mesfushor shkatërrues i Napolit në skadencë këtë Qershor. /FCJUVENTUS-NEWS/