20 maj 2011

Kapelo: Juve, duhet të blesh dy kampionë


Ish-trajneri bardhezi analizon kampionatin italian dhe merkaton: Leonardo? Nuk është një tradhtar

Fabio takon San Danielen. Dhe është një përqafim mes miqsh, duke parë që janë të dy friulanë dhe që çdo rikthim në shtëpi, Kapelo një proshutë nuk e refuzon asnjëherë. Trajneri i kombëtares së Anglisë, e ka të pamundur të mos flasë për futbollin.

Edhe pse data është thuajse e saktë: 18 maj, 17 vjet fiks nga mbrëmja e parë e Athinës, ajo fitore 4-0 ndaj Barcelonës që e bëri të ngrejë Championsin.

ROL KYÇ - Kapelo ka qenë trajner i shumë trajnerëve aktualë. Dhe ka një teori të besueshme: “Kush është mesfushor, ka diçka më shumë, në mesfushë ka një vizion të përgjithshëm. Si Donadoni për shembull, ose Ançeloti, i cili dukej menjëherë që kishte diçka.

Po Leonardo?

E mora nga PSG-ja unë. I luante të gjitha rolet. Te Milani kaloi nga tryeza e punës në stol dhe bëri mirë. Te Interi erdhi me një përvojë të mirë, duhet konfirmuar.

A tradhëtoi?

Tifozët janë tifozë, një trajner duhet të vlerësojë ofertat ose të bëjë një profesion tjetër”.

Një çështje që të kthen në 2004-ën, si kalimi i Kapelos nga Roma te Juvja: “U thanë shumë gjëra atëherë, - vazhdon “Don Fabio”. - Por kur drejton, pas 4-5 vjetësh në një vend, ke pak për të dhënë. Ose bën një revolucion, ose mbetesh në një skuadër pa perspektivë.

Shikoni Fergusonin. Ai nuk drejton, ka 2-3 teknikë që e bëjnë një gjë të tillë. Ai përgatit, zgjedh lojtarë, i ndryshon, i rrit, vlerëson gjithçka, i jep shpirtin skuadrës. Është i jashtëzakonshëm.

JUVJA E “CALCIOPOLI” - Kapelo korrigjon “goditjen” mbi një deklaratë të fundit: ky nuk është kampionati i parë i vërtetë pas skandalit, “por i dyti, edhe ai i shkuari ishte i vërtetë”. Po, por Morati, është i tiji edhe titulli i 2006-ës:

“Edhe unë them që është i imi. Medaljen e kam në shtëpi dhe nuk ma ka marrë askush”. Ndërkohë, pas 5 vjetësh, bardhezinjtë vijnë nga një tjetër vit “jo”: “Tani në merkato nuk ka rëndësi sasia, por cilësia. Juvja duhet të marrë 2-3 lojtarë, por ata të vërtetët, - shpjegon Kapelo. - Si Milani me Ibrën dhe Robinjon: fola me Galianin dhe i thashë:

‘Më në fund bletë dy futbollistë”. Një nga këta futbollist, bardhezinj, mund të jetë Pirlo: “Nëse është mirë, nuk diskutohet.

Konte?

Një zgjedhje e re. Tre vjet më parë takova presidentin e Barcelonës. ‘Kë morët?’ - e pyeta. ‘Guardiolën’ - u përgjigj. ‘Goxha kurajë’, - i thashë unë. Ndonjëherë duhet edhe kjo. Dhe shpresoj që Konte të ketë sukses si Pepi”.

TË TJERA - Kapelo flet edhe për tema të tjera në Serinë A dhe jo vetëm:

“Maxarri?

Championsi është një bankë, sa më shumë të ecësh përpara, aq më shumë pará merr. Është normale që Maxarri kërkon përforcime, por Napoli mund të bëjë gjëra të mëdha.

Toti?

Beteja ime në Romë ishte ta bëja qendërsulmues, kur të gjithë e shikonin si organizator: nga 100 goditje që bën, 80 krijojnë vështirësi.

Baldini?

Vendos ai nëse shkon në Romë, por do të qëndrojë 100% me ne deri në fund të kualifikimeve.

Alegri?

Si lojtar ka qenë “alegro”. Në një turne me Milanin u kthye në Itali, duke thënë se i dhimbte kavilja, ndoshta parapëlqente të shkonte me pushime. Si trajner më ka pëlqyer, e kupton futbollin, ka ekuilibër, kurajë e personalitet.

Mourinjo apo Guardiola?

I pari ka fituar në 4 vende të ndryshme, i dyti është një fenomen, asnjë nuk e ka bërë atë që ka bërë ai.

Montela?

Luaja me të, Totin, Del Vekion e Batistutën, njëri duhej të kthehej pas. E kam parë në televizor duke i kërkuar skuadrës atë që i kërkoja unë. Është i ri dhe kjo përvojë është e rëndësishme për të ardhmen e tij”.
/JUVENEWS.TK/