18 maj 2011

Duket zyrtare, Konte trajneri i Juventusit


Antonio Konte duket se do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Edhe pse sezoni i bardhezinjve ende nuk ka përfunduar, trajneri aktual i Atalantës shihet nga i gjithë shtypi italian si pasues i Xhixhi Del Nerit.

Dështimi i këtij të fundit në të gjithë objektivat sezonalë, ka bërë që drejtuesit t’ia besojnë një tekniku me shumë ambicie pankinën për sezonin tjetër.

Antonio Konte ishte pranë ” Zonjës” edhe dy vjet më parë, por Zhan Klod Blank vendosi për Çiro Ferrarën, që gjithashtu zhgënjeu.
/JUVENEWS.TK/