23 maj 2011

Matri shpreson të mbetet në Juventus


Sulmuesi Alessandro Matri ka thënë që shpreson se ka bërë mjaft për të siguruar transferim permanent në Juventus.

Bianconerët transferuan sulmuesin në huazim për gjashtë muaj nga Cagliari në janar, me mundësi të blerjes definitive të tij për 15.5 milionë euro. Reprezentuesi italian është përgjigjur me nëntë gola, pas 11 sa shënoi me Cagliarin.

�Jam i kënaqur me atë që kam bërë dhe shpresoj të mbetem këtu. Por, duke pasur parasysh rezultatet e sezonit, nuk mund të jem i kënaqur plotësisht, tha ai.
/JUVENEWS>TK/