19 maj 2011
Kualjarela akuzon Napolin: Më tradhëtoi
Sulmuesi i Juves zbulon prapaskenat e lamtumirës nga të kaltrit: “Gjatë Botërorit më kishin shitur tek Rubin Kazan,” ka treguar. “Por unë doja të vija këtu, tek Juve, në një klub të madh që më mbron dhe më qëndron pranë, edhe pas dëmtimit.
Shumë ndryshe nga sa ndodhi tek Napoli. Atje, çdo gjë që ndodhte, ishte për faj të Kualjarelës. Më tradhëtuan dhe më kishin thënë se më kishin gjetur një ekip. Për t’u mbrojtur nga tifozët, më kishin hedhur në gojën e ujkut, ka patur shumë të këqija, sepse ata nuk më donin më. Është thënë se zihesha me shokët që vinin me vonesë në stërvitje, por është gjithçka një absurditet.
Unë nuk kam patur kurrë ndonjë debat në 10 vitet e fundit, me asnjë shok skuadre. Ishte më e drejtë të më thonin të vërtetën, por tashmë dua t’i jap fund.” Fjalë të destinuara për të lënë pasoja: largimi nga Napoli ka qenë vërtet një zhgënjim për tifozët, që u tejkalua vetëm pas sezonit të shkëlqyer të bërë nga Kavani, zëvendësuesi i Kualjarelës. /JUVENEWS.TK/