18 maj 2011

Conte të zëvendësojë Del Nerin


Trajneri i Sienas, Antonio Conte, është favoriti kryesor për të marrë postin e trajnerit të Juventusit.

La Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe Tuttosport njoftojnë se ish-mesfushori bardhezi, i cili ka kaluar 13 vite te kjo skuadër, është pajtuar që të marrë drejtimin e Zonjës së Vjetër.

Gazetat pohojnë se Siena e ka lejuar Contin që të flasë me Bianconerët, ndërsa javën e ardhshme pritet që ai të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
/JUVENEWS.TK/