17 maj 2011

Conte, trajneri i ri i Juventusit?


Antonio Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit. Kjo gjë pohohet nga ana e mediave italiane, të cilat tashmë e kanë bërë një gjë të sigurt kalimin e Contes tek Juventusi.

Kjo në fakt është lënë të nënkuptohet nga ana e presidentit bardhezi, Andrea Anielli, i cili është shprehur i bezdisur nga ana e deklaratave të trajnerit aktual, Luigi Del Neri, i cili nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për sezonin e dështuar të Juventusit.

Conte do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare dhe do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon. Ish-kapiteni juventin është kërkuar me forcë nga ane tifozëve bardhezi, për faktin se ai ka qenë një ikonë e Juventusit.

Ai vlerësohet si një trajner me shumë perspektivë dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe një njohës i mirë i futbollit dhe Juventusit në veçanti, Luciano Moggi, i cili është shprehur se Conte ka qenë si trajner në fushën e lojës që në kohën kur luante futboll.

Deri më dje, dy emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Juventusit ishin Villas Boas i Portos dhe trajneri i Napolit, Valter Maxari.
/JUVENEWS.TK/