18 maj 2011

United rikthen interesimin për Buffon


The News of the World thotë se Buffon është paraqitur si një opsion surprizë tek Manchester United, pasi këta të fundit dëshirojnë një zëvendësues të Edwin van der Sar.

Buffon ishte kritikuar nga presidenti i Juves, Andrea Agnelli javën e kaluar dhe sugjerohet se Bianconerët duhet ta shesin portierin e tyre për të plotësuar planin e tyre mbi rindërtimin e ekipit – pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Champions League këtë sezon.

Familja e Buffon është vërejtur në Manchester gjatë këtij sezoni, me sugjerime se ata ishin në një ekspeditë për shtëpi.
/JUVENEWS.TK/