16 maj 2011

"Zonja e Vjetër" drejt rigjenerimit


Juventus nuk ka siguruar pjesëmarrjen në Champions League kjo imponon nevojën për veprim të menjëhershëm nga menaxhimenti i “Zonjës së vjetër”.

Drejtori i sportiv i klubit të Juves, Beppe Marotta - sipas të përdistshmes italiane "Corriere dello Sport" - tashmë është duke punuar për rigjenerimin e "Zonjës së Vjetër".

Sipas Marrottas Juventus ka nevojë të bëj transfere që nga shtabi teknik e deri tek sjellja e lojtarëve të rinj në klub.

“Ne kemi nevojë për një trajner të ri që ka synime të mëdha. Klubi poashtu ka nevojë për gjak të ri në fushë” deklaroi Marotta.

“Corriere dello Sport” ka siguruar listën e trajnerëve dhe lojtarëve që Marotta do të përpiqet të sjell në Torino.

Ja lista e plotë:

Trajner: Villa Boas (Porto), Walter Mazzari (Napoli) dhe Louis van Gaal (i papunë).

Portier: De Gea (Athletico Madrid) dhe Volkan Demirel (Fenerbahçe).

Mbrojtës: Andreas Beck (Hoffenhaim), Bastos (Lyon) dhe Lichtsteiner (Lazio), Garay (Real Madrid).

Mesfushorë: Montolivo (Fiorentina), Pazienza, Reto Ziegler (Sampdoria) Andrea Pirlo (Juventus) dhe Lass Diarra (Real Madrid).

Sulmues: Benzema (Real Madrid), Neymar (Santos), Aguero (Athletico Madrid), Tevez (Manchester City), Rossi (Villareal) dhe Gilardino (Fiorentina). /JUVENEWS.TK/