19 maj 2011

Konte-Juventus, marrëveshja duket pranë


Ish-kapiteni, është gati të kthehet. I është ofruar një kontratë 2-vjeçare, me 1.5 milionë euro në vit. Zhvillimet e fundit tek Juve flasin për “blindimin” e Antonio Kontes, i cili ka qenë superior ndaj Andre Vilas Boas dhe Valter Maxarrit. Shumë e komplikuar futja në konfliktin De Laurentis – Maxarri. Ashtu sikurse është venitur tashmë dëshira për të pritur portugezin, i cili ka kërkuar kohë deri në 22 maj, dita e finales së Kupës së Portugalisë.

Vilas Boas, mes të tjerave, është më pak i mundshëm, për shkak të klauzolës së shtrenjtë për prishjen e kontratës, prej 15 milionë eurosh. Një tentativë e fundit do të bëhet në orët e ardhshme, por duket vërtet e dëshpëruar.

Ndërkohë, edhe Roma ka bërë të ditur dëshirën për të marrë pasardhësin e Mourinjos, duke lënë një takim menjëherë pas finales së Ligës së Europës. Përshpejtimi në frontin “Konte” është i orëve të fundit. Pasi i ka kërkuar leje Sienës për tratativë, Juve është vënë në kontakt me trajnerin salentin të dielën në mbrëmje, menjëherë pas humbjes ndaj Parmës.

Një dialog i gjatë, gjatë të cilit faktikisht pengesat kanë qenë zero. Është gjetur akordi ekonomik, mbi bazën e një kontrate 2-vjeçare prej 1,5 milionë eurosh në sezon. Konte është treguar i disponueshëm, i motivuar dhe i qetë në ballafaqimin e një aventure të re stimuluese dhe të kënaqshme, por në të njëjtën kohë plot me të meta për atë që përballet për herë të parë me futbollin e rëndësishëm.

“Unë e kam bërë hapin tim të parë,” ka thënë shpesh herë Konte. “Tashmë ndihem i gatshëm për hapin e madh.” E gjithë Siena është me të, për rrugë të lirë për Juven. Presidenti Mexaroma, i cili mund të kërkojë Paskuale Marinon, Atcorin ose Saninon, ka kërkuar vetëm pak kohë ndaj klubit torinez.

Ndërsa avokati Briamonte (këshilltar dhe i besuar i Anjelit) ka siguruar një përgjigje brënda pak orësh.I pyetur për afrimin e mundshëm të Antonio Kontes në pankinë, ka replikuar edhe Alesandro Del Piero: “Nuk ka rëndësi kush do të jetë trajneri i ardhshëm, do të jem gjithmonë i lumtur për ta mbështetur. Nëse do të jetë ai, do t’i jap mirëseardhjen.”
/JUVENEWS.TK/