23 maj 2011

Udineze në Champions, Roma “OK”, Juvja jashtë


Barazimi me kuqezinjtë mjafton për friulanët. Lacio në Ligën e Europës. Interi e mbyll me fitore

Gjashtë vjet më vonë, Udineze ripërqafon Europën që ka rëndësi. Friulanët kualifikohen në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve pas barazimit në “Friuli” kundër Milanit. Kuqezinjtë i afrohen epërsisë me Boatengun dhe Kasanon.

or pjesa e dytë flet për friulanët: Amelia bën dy ndërhyrje vendimtare duke shpëtuar portën ndaj Di Natales e Sançezit, pastaj i pret një penallti Di Natales. Por bardhezinjtë festojnë, duke lënë Lacion në vend të pestë që vlen vetëm Ligën e Europës.

Të dyja skuadrat e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, 66, por Udinezja kualifikohet në Champions, duke llogaritur ndeshjet direkte. Skuadra e Rejas fiton 4 2 me gola të Rokit, Zarates (dy herë) dhe me autogolin e Vives.

Pa ndonjë problem Roma fiton 3 1 kundër Sampdorias që ka rënë në B dhe arrin të paktën objektivin e fundit të një sezoni për t’u harruar: paraeliminatoret e Ligës së Europës. Verdhekuqtë pësojnë gol, por përmbysin gjithçka me Totin në pjesën e parë, Vuçiniçin dhe Borrielon në të dytën.

Në javën e fundit të Serisë A, Juventusi përshëndet publikun e tij me një barazim kundër Napolit. Skuadra e Del Nerit, në ndeshjen e tij të fundit nën drejtimin e bardhezinjve, pas dy traversave, kalon në disavantazh me Maxhion. Kielini barazon, por Lukareli shënon për Napolin. Në fund Matri shënon golin e barazimit.

Interi përshëndet publikun e tij me një fitore 3-1 ndaj Katanias. Për zikaltrit ishte një provë e mirë përpara finales së Kupës së Italisë, kundër Palermos në 29 maj. Pjesa e parë ka folur vetëm për Interin: Karzha godet traversën në minutën e 7-të, ndërsa Pacini ka kaluar në avantazh zikaltrit.

Në pjesën e dytë pati më tepër gjallëri: dyfishon Pacini, pas asistit të Militos dhe në të 66-tën ka qenë Nagatomo, ai që trefishoi. Siçilianët shkurtojnë me anë të Ledezmës, ndërsa në fund pati edhe një ovacion për argjentinasin, Samuel. Bari e mbyll me një buzëqeshje kampionatin e dobët e për t’u harruar.

Në ndeshjen e fundit, përpara se të rikthehen në Serinë B, bardhekuqtë shënuan një “poker” ndaj Bolonjës, e cila pati motivime për të përshëndetur publikun e saj me një fitore. Heroi i suksesit të puljezëve ka qenë 19-vjeçari Grandolfo, debutues në Serinë A që nga minuta e parë, madje duke shënuar një tripletë. “Pokeri” u plotësua nga Huzeklep.

Breshia përshëndet Serinë A me një barazim. Në një “Rigamonti” të braktisur dhe nën një klimë kontestimesh, “dallëndyshet” lenë një impakt pas barazimit 2-2 me Fiorentinën, në javën e fundit. Ekipi “viola” kaloi në epërsi me Vargas. Eder barazon pas një gabimi teksa përplasej Montolivo dhe Gulan.

Në pjesën e dytë Fiorentina kalon sërish në avantazh me anë të Çerçit, por Akardi barazon 3 minuta nga fundi i takimit. Në një “Marassi” të përfshirë nga festa, për të festuar rënien në Serinë B të rivalëve të qytetit, Sampdorias, Xhenoa nuk gabon. “Grifonët” vendosin “qershinë mbi tortë”, duke mposhtur 3-2 Çezenën.

Floro Floresit i mjaftojnë 16 minuta për të mbyllur llogaritë, me dopietën e tij. Xhenoa trefishon me anë të Palasios në fund të pjesës së parë. Në të dytën Çezena zgjohet. Bogdani shënon me 11-metërsh, ndërsa Himenez vetëm sa ngushton në të 86-tën. Një barazim për të mbyllur sezonin pa hidhërime dhe tashmë të gjithë me pushime. Kaljari dhe Parma, në një klimë totalisht të mbushur me agonizëm dhe tension, e mbyllin 1-1 ndeshjen e fundit të sezonit.

Përfundon në mënyrën më të keqe kampionati për Palermon, e cila në pritje të finales së Kupës së Italisë në Romë, dështon pikërisht përpara tifozëve të saj, kundër një Kievoje cinike dhe të paparashikueshme, duke humbur 1-3.
/JUVENEWS.TK/