
Tashmë është vendosur: trajneri i ri i Juventusit do të jetë Antonio Konte. Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë brenda pak ditësh.
Këtë e ka konfirmuar sot administratori i deleguar i klubit bardhezi, Xhuzepe Marota. “Me siguri do ta zyrtarizojmë brenda pak ditëve të ardhshme”, ka thënë Marota për mikrofonët e “Sky Sport 24”.
“Në këtë çast duhet të ndajmë së bashku hidhërimin për vendimet e gabuara që kemi marrë, por kjo ishte disi pjesë e këtij futbolli paksa të shëmtuar”. /JUVENEWS.TK/