21 maj 2011
Del Neri: Do të largohem nga Juventusi
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri ka konfirmuar se ndeshja e të dielës ndaj Napolit do të jetë e fundit për të si trajner i Zonjës së Vjetër.
“Sezonin e ardhshëm, Juventusi do të ketë trajner të ri, klubi ma kumtoi të mërkurën vendimin”.
“Unë e pranoj këtë zgjidhje, e ripërsëris, do të doja të kem qëndruar. Juventusi nuk ka kohë për të pritur për ndryshime ose për ngritje graduale. Sa për mua, kur një derë mbyllet, shpresoj që një tjetër e madhe të hapet”, theksoi Del Neri.
Spekulimet për trajnerin e ri të Juventusit kanë filluar që moti, me ish-kapitenin Antonio Conten si favorit për të marrë nën drejtim Zonjën e Vjetër. /JUVENEWS.TK/