18 maj 2011

Aguero: Dua të largohem


Lojtari që kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Juventusi, Sergio Aguero ka kërkuar nga klubi i tij që në fund të sezonit të largohet dhe të transferohet te një klub i ri.

sportyou.es tregon se Aguero është takuar me drejtorin e klubit dhe e ka informuar atë që dëshiron të largohet nga Atletico gjatë këtij afati kalimtar veror.

Perez ka punuar në javët e kaluar për ta transferuar Agueron por nuk ka arritur të bëj një gjë të tillë.

Atletico është duke u përgatitur për ta shitur lojtarin por për hiq më pak sesa klauzola e tij që është, 45 milion euro.
/JUVENEWS.TK/