17 maj 2011

Nedved provomon Konten: "Është trajner i vërtetë"


Pavel Nedved prezanton librin e tij "Një jetë normale" në Panairin e Librit dhe ka shprehur mendimet e tij për skuadrën bardhezi shumë hapur, pa fshehur asgjë nga ato që qarkullojnë në mendjen e tij. Një sulm ndaj skuadrës, vlerësimi dhe besimi tek ish-shoku i skuadrës Antonio Konte, ka sulmuar ashpër pasardhësit e tij lojtarë tek skuadra bardhezi, që janë kritikuar pa asnjë mëshirë:

Konte?

Është një trajner i vërtetë, ishte një trajner në fushën e lojës edhe kur luante. Do të kryejë një karrierë të madhe si trajner, kjo është e padiskutueshme për Antonion. Mundësitë për të arritur suksese janë, pas një sezoni të tillë, por, ndërkohë duhet të them se pas një sezoni kaq të dështuar për Juventusin ka vetëm një përgjegjës: lojtarët. Kësaj skuadre i ka munguar plotësisht karakteri, jo pak karakter, por shumë.

Del Neri?

Është akoma trajner. Për trajnerin e Juventusit deri të dielën, më pas do të shikojmë". Ish Topi Artë çek nuk është ndalur këtu dhe ka vazhduar më tej kritikat e tij ndaj skuadrës bardhezi: "Mërzia dhe zhgënjimi është maksimal, sepse rezultatet janë shumë zhgënjyese, tani duhet të punojmë për të ardhmen. Jemi dëgjuar më shumë nëpër gazeta, ndërkohë që duhet të punonim dhe të jepnim maksimumin në fushën e lojës për të treguar që jemi një skuadër si Juventusi".

Pavel Nedved ka evidentuar edhe probleme të mëdha me karakterin e lojtarëve. "Ka shumë lojtarë, mbase të rinjtë, por edhe ata të vjetrit, që kanë humbur atë që është e Juventusit. Të rinjtë nuk kanë kuptuar se çfarë do të thotë të luash me këtë fanelë, të vjetrit e kanë humbur këtë ndjenjë".
/JUVENEWS.TK/