Siena “dërgon” Konten në Torino
Antonio Konte është gjithmonë e më pranë pankinës së Juventusit. Presidenti i Sienas, Masimo Mexaroma, në vigjilje të takimit të Legës, ka dhënë sinjalin për rrugën e lirë të trajnerit salentin. “Personave që më kanë dhënë shumë, përpiqem t’iu jap atë që më kërkojnë, - ka shpjeguar drejtuesi më i lartë toskan.
Ai na ka ringjitur në Serinë A, meriton shumë. Për Konten, Juventusi është më shumë sesa një skuadër, ngjyrat bardhezi të “Zonjës së Vjetër” i ka ende në zemër.” Mexaroma ende nuk i ka vlerësuar alternativat për sezonin e ardhshëm. /JUVENEWS.TK/