18 maj 2011

Del Piero i hapur të luajë në MLS në të ardhmen


Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili së fundmi vazhdoi kontratën deri në qershor të vitit 2012, ka thënë se është i hapur për t’u transferuar në MLS në të ardhmen.

“Mendoj se mund të luaj më shumë.

Në Amerikë?

Do të ishte një mundësi. Është një vend që më pëlqen. Po ashtu, do të mund ta shfrytëzoja rastin për të përcjellë LA Lakers duke luajtur...”, ka thënë Del Piero për Sky Sport Italia.

Kapiteni bardhezi është pyetur edhe për opinionin e tij rreth trajnerit të mundshëm të Juves, Antonio Conte.

“Nëse trajneri i ri është Conte, atëherë do ta mirëpres”, ka shtuar 36-vjeçari.
/JUVENEWS.TK/