16 maj 2011

Del Neri nuk jep dorëheqje


Luigi del Neri është i vendosur se nuk do të largohet nga Juventus, edhe pse ekipi pritet të përfundojë sezonin pa kualifikim në gara evropiane.

Humbja 1-0 nga Parma të dielën nënkupton se klubi më i suksesshëm në histori të ligës italiane duhet të mposhtë Napolin dhe të shpresojë që Roma të humb nga Sampdoria e rënë nga liga në fundjavë për të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Europa League. Del Neri është nën presion, por nuk largohet.

“Nuk dua të flas për dorëheqje, absolutisht jo. Kam kontratë dhe dua të mbetem pjesë e projektit”, tha ai.
/JUVENEWS.TK/