18 maj 2011

Juve blindon Marchision


Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka nënshkruar kontratë të re me Bianconerët, e cila e obligon të qëndrojë në skuadër deri në qershor të vitit 2016.

Me nënshkrimin e vendosur të martën, u heshtën spekulimet se lojtari italian do të jetë pjesë e grupit të lojtarëve që do të largohen gjatë verës.

“Është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe unë dëshiroj t’ia kushtoj atë familjes time, e cila më ka mbështetur gjithmonë”, ka thënë 25-vjeçari, i cili është pjesë e Juves që nga viti 1993 si pjesë e akademisë së Zonjës së Vjetër.
/JUVENEWS.TK/