23 maj 2011

Agjenti: Mungojnë vetëm detajet që Pirlo të kalojë te Juve


Agjenti i mesfushorit të kombëtares italiane, Andera Pirlo, ka thënë se tashmë mungojnë vetëm detajet për kalimin e 32-vjeçarit tek Juventusi. “Ka edhe disa detaje për t’u mbyllur, por mendoj se Pirlo do të përfundojë tek Juventusi.

Në ditët në vijim do të marrë një vendim përfundimtar, por Juventusi është kandidati kryesor”, ka thënë Tulio Tinti, agjenti i Andera Pirlos. Ai ka thënë se Pirlo nuk po kalon tek bardhezinjtë për para, por për faktin se kërkon një eksperiencë të re dhe stimuj të rinj.

Andrea Pirlo u largua me parametra zero nga Milani, pasi drejtuesit e klubit kuqezi vendosën që mos t’ja rinovojnë kontratën mesfushorit 32-vjeçar, i cili gjatë këtij sezoni ka luajtur shumë pak për shkak të dëmtimeve. Për këtë arsye, ka shumë dyshime mbi gjendjen e tij fizike, çka bën që kalimi i tij tek Juventusi të shihet me skepticizëm nga ana e tifozëve bardhezinj.
/JUVENEWS.TK/