22 maj 2011

Konte: "Nuk kam firmosur akoma për Juventusin"


"Jam ende aktualisht trajner i Sienës, nuk kam firmosur ende asnjë kontratë të re dhe më jep shumë kënaqësi fakti që jam atashuar pranë një shoqërie të madhe siç është Juventusi". Antonio Konte, që është aktualisht kandidati kryesor për të zëvendësuar trajnerin Del Neri, ka saktësuar ndërkohë që ende nuk ka asgjë zyrtare dhe se gjithçka do të vendoset në ditët në vazhdim: "Për të qenë korrektë është e drejtë që unë të konsiderohem ende një trajner i Sienës deri në momentin që do të ketë përfunduar kampionati.

Ajo që do të ndodhë në fund të sezonit, do të shikohet shumë shpejt", është shprehur Konte. Nga ana tjetër trajneri i Milanit, Masiliano Alegri, ka folur edhe për Antonio Kasanon, që ka mbërritur në merkaton e janarit dhe ish-sulmuesi Sampdorias ka pasur shumë pak hapësira: "Të gjithë lojtarët që kanë qenë në grup në këtë vit kanë besimin maksimal të shoqërisë dhe besimin tim, sepse në të kundërt nuk do të ishin bërë pjesë e grupit. Këtë e tregon shumë qartë fakti që kanë luajtur të gjithë.

Është normale, që ka kompeticion në skuadra të mëdha dhe që duhet të bëj ndonjë zgjedhje. Është normale, që kush vendos të qendrojë mund të luajë, 1, 5, 10 ose 50 ndeshje. Më takon mua të bëj zgjedhjen e duhur dhe t'i bëj gati lojtarët në stërvitje për të qenë në gjendjen e tyre më të mirë. Asnjë shoqëri në botë nuk mund t'i garantojë një lojtari që do të luajë 50 ndeshje".
/JUVENEWS.TK/