Pezullohet procesi ndaj Luçiano Moxhit
Procesi për përjashtimin e Luçiano Moxhit, Antonio Xhiraudos e Inoçenco Maxinit, të akuzuar për çështjen “Calcipopoli”, është pezulluar.
Para gjykatës është paraqitur vetëm ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit. Mëngjesi ka nisur me kërkesën nga mbrojtja e Moxhit, që sipas nenit 52 të Kodit të Procedurës Civile, procesi të pezullohet.
Gjykata pas gjysmë ore vendosi për pezullimin e procesit dhe transmetimin e akteve në një kolegj, i cili do të duhet të vendosë në lidhje me kërkesën e mbrojtjes. Ndërsa procesi vazhdon me çështjen e Xhiraudos dhe Maxinit. /JUVENEWS.TK/