21 maj 2011

Pirlo, vetëm një hap larg “Zonjës”


Është çështje detajesh tek Juventus, pas 10 viteve, Pirlo do të jetë tek Milan. “Në ditët e ardhëshme do të merret një vendim përfundimtar, por besoj se Juventus është kandidati kryesor”, ka thënë agjenti i mesfushorit Tulio Tinti, përpara Legës.

Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, “por shifrat janë diçka personale”, e ka prerë shkurt Tinti, duke siguruar se me Milanin “kanë mbizotëruar stimujt dhe dëshira për një eksperiencë të re”. Ka ndikuar këndvështrimi i Masimiliano Alegrit? “Ai ka bërë vlerësimet e tij dhe ne kemi bërë zbritjet tona, por gjithçka me qetësi”, ka përmbyllur.

Ndërkohë, Pirlo ka përshëndetur shokët e skuadrës në Milanelo. Një lamtumirë ndaj fanellës kuqezi, e ngarkuar me shumë emocione dhe e pushtuar nga lotët për lojtarin që po largohet. Mesfushori ka qenë protagonist i një seance stërvitore speciale: Pirlo ka bërë ecje lamtumire dhe më pas ka përqafuar një nga një shokët e vjetër dhe të rinjtë, me të cilët është përballur në 10 vite të karrierës së tij milaniste.
/JUVENEWS.TK/