21 maj 2011
Juventusi do të kryejë vetëm një blerje të madhe
Gati 35 milionë euro për njërin ndërmjet Benzema, Aguerro dhe Riberi. Pirlo shumë pranë firmosjes së kontratës dy vjeçare. Vetëm një goditje prej tridhjetë milionë ose maksimumi 35 milionë euro. Kjo është ideja, ky është projekti që është i mundshëm nga buxheti i këtij sezoni. Shifër kjo që kalon klauzolën e largimit që është fiksuar për Aguerron dhe nuk ka asnjë arsye në këtë moment, që Atletiko e Madridit të mos e ndryshojë vendimin e marrë pak kohë më parë për të mos kryer skonto.
Do të diskutohet gjithçka dhe me të vërtetë, sepse fjalët nuk kushtojnë aspak. 30, 35 milionë euro mund të mjaftojnë, thuhet kështu, për francezin Karim Benzema, në momentin që prioriteti do të ishte sulmi ose për Frenk Riberin, nëse do të vendosej të ndërhyej fort për të përforcuar qendrën ose krahët e mesfushës. Alternativat nuk mungojnë dhe të dërgojnë tek emrat e Xhilardinos dhe Mishel Bastos, marrëveshje kjo për të fundit që mendohet se është komplikuar për çështje ekonomike.
Shumë do të varet edhe nga këshillat dhe preferencat e Antonio Kontes, të cilit ndër të tjera nuk do ti vinte aspak keq, nëse do të mbante në skuadër Sisokon, që ndërkohë është larguar jo vetëm fizikisht, duke parë që ka qenë i dëmtuar dhe po kryen fazën rikuperuese në Francë, por edhe faktin që prej kohësh nuk ka asnjë marrëdhënie me drejtuesit më të lartë të klubit. Do të ndryshojë mesfusha bardhezi, sepse Felipe Melo ndodhet aktualisht në merkato dhe ndodhet në pritje të ofertave më të mira nga Spanja dhe Anglia, dhe sepse është duke u bërë gjithmonë e më e komplikuar situata e Alberto Akuilanit.
Janë dhjetë milionët që janë ofruar nga Juventusi te Liverpuli, që sigurisht kërkon më shumë, para që mund të përdoren mbase për Montolivon, nëse nuk do të arrihet të mbahet romanisti. Pritet vetëm zyrtarizimi për Ziegler, Pacienca dhe Pirlo, që për prestigj ka preferuar Juventusin përballë Fiorentinës dhe Romës, duke refuzuar në këtë mënyrë mundësinë për të luajtur në Europa Ligë sezonin e ardhshëm.
Zgjedhje dhe sjellje, me të cilat do të prezantohet në mënyrën më të mirë në ambjentin bardhezi me trajnerin juventin që e kishte zgjedhur prej kohësh dhe tashmë mezi pret momentin të fiksohet data për ta përqafuar nga pranë. Ndërkohë, mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, tashmë do të jetë një lojtar i Juventusit. Ai ka kryer një diskutim të shkurtër dhe më pas ka përqafuar një për një shokët e vjetër dhe të rinj që kanë qenë në krah të tij në dhjetë vite karrierë si milanist. /JUVENEWS.TK/