21 maj 2011
Juve, asnjë skonto për Aguerron
Ka dalë tashmë çmimi Aguerron. Për ta fiksuar ka qenë Atletiko Madridit me deklaratat e shpehura nga presidenti Enrike Cerezo: "Ne nuk negociojmë më asnjë skuadër. Nëse dikush dëshiron ta marrë, duhet të paguajë klauzolën e parashikuar për largimin e tij (45 milionë euro), dhe sigurisht të arrijë marrëveshjen me vetë Serxhio Aguerron".
Është larguar në këtë mënyrë Juventusi që shpresonte të mbërrinte te lojtari me 30-35 milionë euro. Presidenti i skuadrës madrilène ka precizuar, ndërkohë, që akoma nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete. Deklarata që nuk e sfumojnë marrëveshjen për të sjellë Kun Aguerron në skuadrën bardhezi, por që kanë hapur në fakt një telenovelë që mund të zgjasë shumë kohë. Në Torino shpresonin shumë të merrnin një skonto për kartonin e lojtarit, duke shfrytëzuar interesimin e Murinjos dhe Real Madridit.
Një lloj gare që mund të favorizonte bardhezinjtë. Për të evituar transferimin e Aguerros te armiqtë e Real Madrid, për të cilët ka mbërritur edhe bekimi i vetë Maradonës, bardhezinjtë do të kishin pasur mundësi të nisnin argjentinasin në drejtim të Italisë për të paktën 30-35 milionë euro. Por, tashmë duket se kjo hipotezë ka rënë poshtë përfundimisht. Juventusi tani duhet të shpresojë shumë tek vullneti i lojtarit që, sipas të mirinformuarve ka dhënë konfirmimin e tij për transferimin në skuadrën bardhezi. Për momentin vetëm me një kërkesë të fortë të vetë Kun Aguerros mund të arrihet të sigurohet një skonto e rëndësishme. Nëse nuk do të jetë kështu, edhe ëndrra e radhës bardhezi do të sfumohet. /JUVENEWS.TK/