22 maj 2011

Boban: Pirlo më i mirë se Xavi e Iniesta


Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane ‘Tuttosport’, Zvonimir Boban ka folur për Andrea Pirlon, i cili do të transferohet në Juventus.

Legjenda e futbollit kroat e ka lavdëruar mesfushorin italian, për aftësitë e tij të padiskutueshme.

“Kur është në gjendje të mirë, Pirlo është një lojtar unik. Për ritmin dhe vizionin e lojës, nuk ka shokë në botë. E di gjithmonë se kur duhet të luajë me topa të shkurtër ose të gjatë. As dy lojtarët e mëdhenj si Xavi e Iniesta nuk e kanë ndjeshmërinë e futbollit që e posedon Pirlo”, tha ish futbollisti i Milanit.
/JUVENEWS.TK/