20 maj 2011

Pirlo drejt Juves, mungojnë detajet


Andrea Pirlo është një hap larg Juventusit. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i mesfushorit të Milanit, Tulio Tinti.

“Kanë mbetur vetëm disa hollësi për t’u rregulluar, por besoj se Andrea Pirlo do të shkojë te Juventusi”, ka thënë Tinti.

Kështu, Pirlo lë Milanin pas dhjetë sezonesh: “Brenda pak ditësh do të marrë një vendim përfundimtar, por besoj se Juventusi është kandidatja kryesore”, ka shtuar agjenti i lojtarit, por pa dhëhë sqarime lidhur me një kontratë tre vjeçare që mendohet se i është ofruar Pirlos nga Juve.

Tinti nuk foli as për shifra: “Me Milanin kurrë s’kemi pasur probleme në aspektin financiar, pasi kanë qenë mbizotëruese vlerësimi dhe dëshira për një përvojë të re. Trajneri [Alegri] bëri vlerësimet e veta dhe ne përfundimet tona, në qetësi”.
/JUVENEWS.TK/