17 maj 2011

Diarra do të jetë lojtari i parë që vjen nga Real!


Në shtëpinë juventine bëhet gati rithemelimi. Sezonin e ardhshëm është i detyrueshëm rikthimi në nivelet e larta. Për të arritur këtë gjë, Marotta është vënë në ndjekje të lojtarëve të kalibrit ndërkombëtar, ku spikat Lassana Diarra (26) i Real Madrid.

Diarra ka qenë në qendër të diskutimeve mes Florentino Perez dhe Beppe Marotta gjatë takimit të kryeqytetin spanjoll. Sipas Tuttosport, së shpejti do të ketë një takim tjetër mes ekipeve ku do të vendosen detajet finale për kalimin e ish lojtarit të Chelsea dhe Portsmouth tek bardhezinjtë torinez.

Të dyja palët duken shumë pranë akordit dhe tashmë hapet mundësia e një kalimi të Felipe Melo në Premier League. /FCJUVENTUS-NEWS/