18 maj 2011

Del Piero: Të gjithë fajtorë për dështimet


Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se përgjegjësia për dështimet gjatë këtij sezoni u bie të gjithë lojtarëve dhe jo individëve të caktuar.

“Ne jemi të hidhëruar dhe të zhgënjyer. Ne ndihemi shumë të përgjegjshëm për atë që ndodhi. Ne do të tentojmë ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë dhe të tentojmë të punojmë për atë të radhës. Kur nuk mund të bëni çfarë dëshironi, atëherë ju bën të ndiheni nervoz”.

“Ne nuk jemi të kënaqur ose të lumtur me këtë sezon. Ne tani duhet të përfundojmë sa më mirë”, u shpreh Alex.
/JUVENEWS.TK/