19 maj 2011

Morati: "Me Juventusin tani është gjithçka ok"


Flasin njerzt e flliqur për një skuader siç është "Zonja Vjetër"

"Përse Interit i janë dashur plot 10 vite për të fituar titullin kampion?

Nuk ishte aspak e lehtë". Është kjo përgjigjja e presidentit të Interit, Masimo Morati, gjatë një interviste të dhënë për emisionin "Le Iene Show", e cila do të shfaqet të enjten në mbrëmje.

"Ndërhyrje nga jashtë edhe përpara Calciopolit?

Mund të ndodhë që të jetë kështu. Ndërhyrjet kanë ekzistuar gjatë calciopolit me siguri, arsye për të cilën i kanë kapur, dhe mbase kanë ekzsistuar edhe më parë, kanë pasur fatin që asnjë më parë nuk ka arritur t'i përgjojë.

Me Juventusin gjithçka shkon mirë?

Me shoqërinë aktuale po.

Bardhezinjtë pa asnjë titull?

Më shumë se të kem qenë i lumtur, më ka mrekulluar fakti që nuk kanë arritur të kualifikohen dot as për në Europa Ligë.

Andrea Anjeli?

Është një djalë shumë i përgatitur, shumë serioz dhe kështu që i uroj të qendroj gjithmonë i qetë, sepse është një gjë e nevojshme për të kaluar momentet e vështira që krijohen.

Kërkon t'i kthehen dy titujt kampion?

Jo, është një titull i joni. Të zgjedhë ndonjë tjetër, jo atë të vitit 2006.

Nëse vajza ime do të fejohej me Lapo Elkan?

Vajzat e mia janë tashmë të fejuara dhe të martuara.

Po nëse një djalë i imi do të martohej me Barbara Berluskonin?

Barbara është e fejuar tashmë". Pyetjes së drejtuar nga gazetari nëse gruaja e tij do ta tradhëtonte me Galianin, Masimo Morati i është përgjigjur me një buzëqeshje.

Ibrahimoviç? Gratis dhe Pastore…

Intervista vazhdon me të njëjtin ritëm dhe stil të zakonshëm për emisionin, me pyetje dhe përgjigje të shkurtra. Pyetjes së drejtuar se kush ka shpenzuar më shumë ndërmjet tij dhe Berluskonit, ai i është përgjigjur: "Mendoj se kam shpenzuar më shumë si shuma parash në krahasim me Berluskonin, sepse ka më shumë vite që qendron aty. Por ndërkohë duhet të them, pa dashur t'i jap vetes avantazhe, përkundrazi, duke u vendosur edhe në siklet, që kam investuar shumë para.

Blerja më e keqe që kam kryer në karrierën time?

Kam harruar edhe emrat e atyre më të këqinjve.

Marrëveshje për të cilën ndihesh më krenar?

Shitja e Zlatan Ibrahimoviç.

Do e doja përsëri mbrapsh?

Gratis me gjithë kënaqësi.

Futbollistët që keni paguar më shumë?

Janë shumë, do të duhej një ditë e plotë për t'i përmendur.

Sanchez?

Nuk besoj se do të mbërrijë, është shumë i shtrenjtë. Ndërkohë, që Pastore në një shkallë nga 0 në 10 ka 5 mundësi që të blihet.

Trajneri që më ka nervozuar më shumë?

Më ka mërzitur disi shumë në fund Benitez duhet të pranoj.

Nuk kam larguar kurrë asnjë njeri?

Trajnerë më duket se kam larguar shumë; Simoni, Marçelo Lipi….pothuajse të gjithë, përveç Murinjos dhe në veçanti Roberto Mançinin, sepse ishte një zgjedhje që ishte e detyruar edhe për shkak të rrugëve të reja që kishim ndërmarrë".

Më mirë pa Moxhin

"Për të fituar në futboll kush shpenzon më shumë fiton më shumë?

Në 90% të rasteve është kështu. Futbolli ka disa rregulla fikse, cilësia kushton dhe shumë duhet pranuar. Ka shumë pak për të bërë.

Tifozët në stadium?

Kanë shumë rëndësi.

Shtypi në favorin tënd?

Nuk mendoj shumë…

Arbitrat armiq?

Shumë, shumë (duke qeshur).

Si është Masimo Morati i nervozuar?

Simpatik.

Çfarë të nervozon më shumë nga futbolli?

Falsiteti…që shumë herë shprehet me shumë skena.

Në jetë?

Indiferenca dhe falsiteti". Kalohet te pyetjet që kanë lidhje me Luçiano Moxhin:

"Nëse e kam takuar ndonjëherë pas calciopolit?

Jo.

Përse e ka kapur kaq shumë me mua?

Nuk e ka shumë me mua…nëse nuk do të ishim sjellë në këtë mënyrë, nuk do të kishte ekzistuar asnjë situatë e tillë, ku janë krijuar miq dhe armiq.

Pa të futbolli është më i mirë?

Nuk mund të mos them jo". Më pas, Masimo Morati kthehet të përshkruajë sezonin zikaltër:

"I kënaqur?

Në fund po, sepse lojtarët kanë qenë shumë të zotët edhe se duhet të pranoj që mund të ishte bërë diçka më shumë. Leonardo ka bërë atë që mund të bënte dhe atë çfarë i është kërkuar. I kënaqur nga pikëpamja e profesionalizmit.

Çfarë kam gabuar me Benitezin?

Në faktin që është një trajner që nuk duhet të merret pas portugezit Hoze Murinjo, por më përpara, sepse është një trajner që mund të ndërtojë një skuadër dhe tek ne nuk kishte nevojë për të ndërtuar asgjë.

Po me Murinjon?

Nuk kam gabuar asgjë, sigurisht.

Herën e fundit që kam folur?

Një muaj më parë. Ishte shumë i përqendruar te ndeshjet gjysëm finale të Champions Ligës dhe shpresonte që të shkonim të gjithë në finale".
/JUVENEWS.TK/